Reali i shpëton disfatës fare në fund (VIDEO)

Janë mbyllur 6 sfidat e orës 21:00 në Ligën e Kampionëve, ku si zakonisht nuk kanë munguar edhe befasitë. Skuadra e Real Madridit që në fundjavë regjistroi një fitore të madhe në La Liga, duke mundur Barcelonën në “El Clasico”,  nuk arriti të fitojë sërish, madje duke i shpëtuar humbjes vetëm në sekondat e fundit të takimit në udhëtim te Borusia e Menhengladbahut.

2:2 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ku 13 herë kampionët e Europës golat e shpëtimit i shënuan në minutat 87 dhe 93.

Fillimisht Benzema shënoi për 2:1, derisa Kasemiro i siguroi pikën e parë në sezonin e ri skuadrës së Zinedin Zidane, pas asaj disfate në Madrid nga Shakhtar Donjetsku. Dy golat për skuadrën gjermane në përballjen e sotme mbajnë firmën e Markus Turam, djalit të ish futbollistit të njohur francez, Lilian Turam.

Kujtojmë në ndeshjen tjetër të grupit “B”, Interi më herët kishte barazuar pa gola ndaj Shakhtar Donjetskut.

Skuadra ukrainase me 4 pikë kryeson renditjen, para Gladbahut dhe Interit që kanë nga 2 pikë, ndërkohë Reali i Madridit me vetëm një pikë mban pozitën e fundit.

Leave a Reply