Alsat-M do të transmetojë ndeshjet e Futsal Shkupit në Ligën e Kampionëve

Alsat-M ka fituar të drejtën për të transmetuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Futsal Shkupit dhe skuadrës kampione irlandeze të Blu Mexhik FC Dublin, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi i Futsal Shkupit përmes faqes së tyre zyrtare, të cilët në këtë mënyrë vazhdojnë bashkëpunimin me një ndër televizionet më të shikuara në vend dhe Diasporë, duke pasur parasysh se po e njëjta shtëpi televizive transmetoi ndeshjet e klubit “bardhekaltër” nga Çairi edhe sezonin e kaluar në kuadër të grupit paraelimiantorë të ligës më prestigjioze europiane në futsal.

Kujtojmë ndeshja midis Futsal Shkupit dhe Blu Mexhik FC Dublin do të zhvillohet me 29 nëntor në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup me fillim në ora 19:45.

Leave a Reply