Leonardo “i hap derën” te PSZH-ja Kristiano Ronaldos!

Paris Sen Zhermen pa dyshim se është një ndër klubet më të fuqishme financarisht në Europë, teksa një gjë të tillë kanë dëshmuar edhe në të kaluarën, por gjithashtu dëshirojnë të dëshmojnë edhe tani.

Edhe pse në krizë pandemie, parisienët me në krye sheikët e pasur dëshirojnë që sezonin e ardhshëm në rradhët e tyre të sjellin një ndër futbollistët më të mirë në Botë, Kristiano Ronaldo. Portugezi është në sezonin e tij të tretë te Juventusi, por me shumë gjasa do të largohet këtë verë nga Torino.

Ai që “i ka hedhur benzinë zjarrit”, ka qenë njeriu i merkatos te Paris Sen Zhermen, braziliani Leonardo, i cili ka deklaruar se “shpesh ndodhin gjëra të jashtëzakonshme”, duke lënë të hapur mundësinë e transferimit të portugezit.

“Është normale që të lakohet emri i PSZh-së kur flitet për emra si Ronaldo, pasi jemi nga ato pak klube që mund t’ia lejojmë vetes një investim të një niveli të atillë. Edhe pse situata është e komplikuar për të gjithë, merkatoja është çështje okazionesh dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Këtë verë nuk ndodhi, por nuk përjashtohen surprizat për verën tjetër”, – ka thënë Leonardo.

Braziliani gjithashtu foli edhe kontratat me futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, si Nemar, Mbappe apo edhe Ikardi.

“Kontratat e Nejmar dhe Mbappe skadojnë në vitin 2022 dhe diskutimet për rinovimin janë bërë më intensive. Është momenti që të vëmë pikat mbi “i”, por vullneti i klubit është që t’i mbajmë pasi nuk jemi një skuadër në fund cikli apo vështirësi ekonomike. Sa i përket Ikardit, të gjithë ishin dakord për ta blerë për 50 milionë euro dhe natyrisht që tani nuk po kalon një moment të mirë, por jam i bindur që do të rikthehet të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën, ashtu siç ishte sezonin e kaluar”, u shpreh Leonardo.

Leave a Reply