Heronjtë e Tbilisit do ti shpërblejë edhe Qeveria, ja nga sa të holla do të marrë secili futbollistë!

Sonte “top temë” në vendin tonë vazhdon të jetë kualifikimi i përfaqësuesës së vendit tonë në futboll në Europianin e vitit të ardhshëm, sukses ky që për një çast ka bërë që edhe Qeveria të kthejë vëmendjen ka heronjtë e Tbilisit, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia falë golit të Goran Pandev në minutën e 56-të mundi Gjeorgjinë me rezultat minimal 1:0, duke shkruar në këtë mënyrë historinë, pasi kjo është hera e parë në histori që përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të luaj në një event të rëndësishëm futbollistik.

Pas këtij suksesi të madh Federata e Futbollit të Maqedonisë në krye me presidentin shqiptarë, Muhamed Sejdini, paralajmëroi se e gjithë skuadra që ka qenë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të marrë një shpërblim prej 3 milion eurove, ndërsa futbollistët “verdhekuq” do ti shpërblejë edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë anëtarët e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll do të përfitojnë nga 10.000 euro për kualifikimin në Kampinatin Europian” – thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Për pjesëmarrje në “Euro 2021”, Federata e Futbollit të Maqedonisë do të përfitojë plotë 9.5 milion euro nga UEFA.

Leave a Reply