Futsal Shkupi numëron deri në 8 ndaj Kratovës

Futsal Shkupi ka regjistruar fitore 8:1 në transfertën ndaj Kratovës në ndeshjen e vlefshme të javës së 3-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara për të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq, pas asaj në xhiron e parë kundër Karadakut në Kumanovë (0:5).

Kujtojmë në xhiron e dytë Futsal Shkupi nuk e zhvilloi ndeshjen si vendas kundër Astibos, kjo për shkak se skkuadra nga Shtipi nuk kishte udhëtuar fare drejt Shkupit. Me shumë gjasa këtë ndeshje skuadra kampione në fuqi e vendit në futsal do ta fitojë në tavolinë (3:0).

NDESHJA KUNDËR KRATOVËS – Sa i përket takimit të sotëm në Kratovë, skuadra nga Çairi në asnjë moment nuk e vuri në dyshim fitoren, teksa të njëjtën e paralajmëroi Ferid Agushi, për të cilin ishte ky goli i katërt sezonal, pas “tripletës” në xhiron e parë kundër Karadakukt.

Përveç Agushit, nga një gol tjetër për Futsal Shkupin realizuan edhe Zoran Leveski dhe Nikolla Dimovski, Erkan Seferi shënoi dy gola, ndërkohë lojtari i ndeshjes rezultoi të jetë Eljesa Neziri, që shënoi “hat-trik”.

Javën që vjen kampionët e Futsal Shkupit do të përballen me Juventus Seravën.

Leave a Reply