Reali nxjerrë në shitje mesfushorin Isko

E ardhmja e mesfushorit spanjoll, Isko, është shumë larg Realit të Madridit. Sipas “El Confidencial”, madrilenët dëshirojnë ta shesin Iskon gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë nuk janë duke kërkuar shumë para.

Sipas të njëjtit burim “mbretërit” për shërbimet e mesfushorit të tyre kërkojnë më pak se 20 milionë euro, kjo pasi që në Vitin e Ri ai do të këtë kontratë vetëm edhe një vit, deri më 2022.

Si destinacion i tij i rradhës shihet Premierliga angleze, aty ku interes kanë shfaqur Evertoni i Karlo Ançelotit dhe Arsenali i Mikel Artetas.

Leave a Reply