Sheikët i ofrojnë pagë stratosferike, David Alaba drejt transferimit te PSZH

Kërkesat e çmendura të David Alaba-s (20 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 20 milionë në sezon) kanë frikësuar kampionët e Bajern Munihut  që kanë ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës së austriakut që skadon në qershor.

Mbrojtësi do të jetë i lirë të arrijë një marrëveshje me një ekip të ri duke filluar nga janari, ndërsa sipas “Kicker”, PSZh duket se është skuadra në avantazh për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Klubi francez, ndryshe nga Real Madridi, duket se nuk ka probleme të plotësojë kërkesat e Alabas.

Çelzi, Mançester Siti dhe Juventus janë skuadrat tjera të interesuar për shërbimet e Alabas, por nuk përjashtohet fundi me surprizë, me futbollistin që mund të vendosë të qëndrojë në Gjermani.

Leave a Reply