Pas Barcelonës, edhe Inter dhe Real Madrid vihen pas yllit të Liverpullit

Real Madrid dhe Inter i janë bashkuar garës me Barcelonën për mesfushorin e Liverpullit, Xhini Vijnaldum.  Holandezi ka përformuar mirë këtë edicion dhe me kontratën që i skadon në qershor ka interesimin e top klubeve evropiane.

Barcelona ishte afër ta transferonte në verë, por shkaku i gjendjes financiare nuk arriti të mbyll marrëveshjen.

Sidoqoftë, tani për shërbimet e holandezit, klubi “katalunas” duhet të mposhtë Realin dhe Interin, që e shohin lojtarin si të duhurin për mesfushën e tyre.

Vijnaldum me Liverpullin ka fituar trofetë më të mëdha, si Premierligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën e Europës.

Leave a Reply