Rikthehet Shaqiri, e thotë Jurgen Klop

Xherdan Shaqiri që një kohë është i lënduar, mirëpo sipas asaj që paralajmëron trajneri Jurgen Klopp, futbollisti shqiptarë pritet të rikthehet në stërvitje nga java tjetër.

Strategu gjerman një gjë të tillë paralajmëroi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kristal Pallas, ndeshje kjo që në program është nesër.

Në këtë konferencë tekniku gjerman foli për futbollistët e lënduar dhe tha se Tiago, Milner dhe Shaqiri pritet që të kthehen nga java e ardhshme në stërvitje me skuadrën.

“Tiago Alkantara mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën nga java tjetër. Xhejms Milner dhe Xherdan Shaqiri janë gjithashtu në garë për të bërë të njëjtën gjë,” ka thënë Klopp.

Ndryshe, Klopp mbrëmë fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA.

 

Leave a Reply