Drita e Bogovinës nesër ndez motorët për në pranverë

Pas Renovës, nesër edhe skuadra e dytë tetovare, Drita, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim do të nis përgatitjet për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Dritës nën drejtimin e trajnerit Ardian Imeri do të grumbullohet për herë të parë bashkë në vitin 2021, edhe atë në stadiumin në Bogovinë, aty ku skuadra do të mbush bateritë për ndeshjet e stinorit pranveror, e ku si piksynim do të ketë mbijetesën.

Grumbullimi i ekipit do të ndodh në ora 12:00, ku fillimisht do të prezantohen emrat e rinj para pjesës tjetër të skuadrës, që më pas të fillojnë me stërvitje.

Kujtojmë pjesë e Dritës së Bogovinës në stinorin pranveror do të jenë Shpend Asani, Dejan Leskaroski, Valon Zeqiri, Kushtrim Tairi si dhe portieri Amir Jashar. Kjo 5-she, bashkë edhe me pjesën tjetër të skuadrës do të japin më të mirën nga vetja, për të arritur objektivin e drejtuesve të skuadrës, mbijetesën, duke pasur parasysh se Drita stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit me 10 pikë.

Leave a Reply