Vjen edhe largimi i 6-të nga rradhët e Renovës

Vjen edhe largimi i gjashtë nga rradhët e Renovës, skuadër kjo që e para nisi përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor. Pas Sulejman Kulibalit, Vahit Muratit, Artan Veliut dhe dyshes kërçovare, Valon Neziri-Armend Aliu, futbollisti i rradhës që ndanë rrugët me Renovën, është shkupjani, Altin Sefo,njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori difenziv skuadrës nga Xhepçishti iu bashkua verën e vitit 2019-të, nga rradhët e Vëllazërimit të Kërçovës, ndërsa është një produkt i dalë nga shkolla e futbollit të FC Shkupit.

Ai me FC Shkupin kishte zhvilluar vetëm 4 ndeshje, ndërkohë me petkun e Renovës, i njëjti numëro 9 paraqitje. Pikërisht hapësirat e pakta te skuadra tetovare, bënë që Sefo të largohet nga Renova, që ditëve në vijim pritet të transferojë disa emra të rinj, që do të plotësojnë boshllëkun e krijuar pas gjithë këtyre largimeve, transmeton “infOSport.mk”.

Deri më tani, “gjipspunuesit” kanë bërë për vete sulmuesin kolumbian, Xhon Edy Mena Perez, derisa në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, për 6 muaj kanë marrë mbrojtësine krahut të djathtë, Arlind Aliti.

 

Leave a Reply