Përveç Fazliut, Makedonija GJ.P ka angazhuar edhe një tjetër shqiptarë!

Makedonija GJ.P. nën drejtimin e trajnerit Zhikica Tasevski në stinorin pranveror do të futet me ambicie edhe më të larta, ndërsa më së miri e dëshmojnë edhe përforcimet që drejtuesit e kësaj skuadre i kanë bërë deri më tash, njofton “infOSport.mk”.

Ata së fundmi kanë angazhuar ish futbollistin e tyre, Samir Fazli, një sulmues mjaft i spikatur, i cili ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, ndërsa paraprakisht angazhuan edhe një tjetër ish futbollistë, Robson da Silva, derisa dy përfocimet tjera janë edhe mbrojtësi brazilian i Vardarit, Çarleston Silva dos Santos, si dhe fantazisti shqiptarë i Skopjes, Izet Ajrullahun.

Ky i fundit edicionin e fundit shkëlqeu me fanellën e skuadrës nga Skopje, duke e ndihmuar skuadrën nga Autokomanda për tu shpallur kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim. Pikërisht paraqitjet e tij dhe golat që shënonte me Skopjen, shtyen drejtuesit e Makedonija GJ.P., që ta angazhojnë atë, duke shpresuar se do të jetë një përforcim i denjtë për pjesën ofenzive, aty ku pritet të rikthehet në formën e tij të vjetër edhe Samir Fazli, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë, te Makedonija Gj.P. luajnë edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë, Ermedin Adem dhe Arbi Vosha.

Kujtojmë Makedonija GJ.P. stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 33 pikë, 6 më pak se Shkëndija e vendit të parë.

Leave a Reply