Futbollisti i Llapit i bashkohet Gostivarit

Gostivari vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Pas Lavdrim Skenderit, Sejdi Zendelit dhe Jeton Shahinit, së fundmi skuadra e Gostivarit ka huazuar për 6 muaj futbollistin e talentuar tetovar të Llapit, Premtim Jakupi.

Jakupi pati shancet e tij të kufizuara në vjeshtë edhe në futbollin kosovar me ekipin e Llapit, por tani tek Gostivari minutat për të pritet të rriten akoma më shumë dhe të ndihmojë këtë skuadër në arritjen e objektivit, inkuadrim në Ligën e Parë.

Kujtojmë KF Gostivari stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Veleshta në pozitën e dytë, derisa Skopje me 37 pikë mban pozitën e parë.

Leave a Reply