Blendi Shkëmbi nuk e nisi mbarë aventurën e tij te Ballkani, eliminohet nga Kupa e Kosovës

Blendi Shkëmbi nuk e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij te Ballkani, pasi sot u eliminua nga Kupa e Kosovës përballë Llapit të Tahir Batatinës, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në kohën e rregullt, po edhe pas 120 minutave lojë u mbyll me barazim pa gola, ashtu që fituesin duheshe ta vendosin penaltitë.

Këtu më të suksesshëm dolën futbollistët e Llapit, të cilët triumfuan me rezultatin 4:3.

Të parët që goditën ishin mysafirët, të cilët nuk gabuan dhe kaluan në epërsi falë Mirlind Dakut. I pari në listë te Llapi për të goditur, ishte Mentor Zhdrella, i cili shënoi dhe në ato momente barazoi shifrat në 1:1. Mevlan Zeka goditi vetëm mbi portë në serinë e dytë të penaltive, duke i mundësuar Llapit që të kalojë në avantazh falë sigurisë së Arbnor Ramadanit.

Armend Thaçi i Ballkanit doli të jetë i saktë dhe barazoi shifrat në 2:2.

Pasuan dy penalti të sakta me Benjamin Eminin që shënoi për Llapin dhe Nazmi Gripshin që shënoi për Ballkanin. 3:3 ishte rezultati në ato momente për të vijuar më pas një dramë e vërtetë.

Engjëll Hoti i Llapit humbi penaltinë në serinë e katërt, pasi goditjen e tij e ndali Haxhihamza, mirëpo edhe në anën tjetër Ballkani nuk arriti të shënojë, pasi goditjen e Visar Berishës e priti për mrrekullu portieri vendas, Çoriç.

Kjo i dha mundësinë që në serinë e pestë, Muhamed Hyseni të vendos fatin e Llapit. Ai ekzekutoi me mjaft qetësi 11-të metërshin e fundit dhe shënoi, duke kaluar në çerekfinale Llapin e Tahir Batatinës.

Në anën tjetër ishte ky një zhgënjim për Blendi Shkëmbin, që tashmë me Ballkanin e tij do të përqëndrohet në kampionat, aty ku do të zhvillojë një luftë të ashpër me Dritën e Gjilanit, duke mos harruar këtu edhe Prishtinën e Zekirja Ramadanit.

Kupa e Kosovës, ndeshja e 1/8 së finales
Ruleti i penaltive
LLAPI BALLKANI
4 3
Emri i lojtarit GOL/X Emri i lojtarit GOL/X
Mentor ZHDRELLA GOL Mirlind DAKU GOL
Arbnor RAMADANI GOL Mevlan ZEKA X
Benjamin EMINI GOL Armend THAÇI GOL
Engjëll HOTI X Nazmi GRIPSHI GOL
Muhamed HYSENI GOL Visar BERISHA X

Leave a Reply