Hysaj largohet nga Napoli, por jo edhe Serie A!

Elseid Hysaj në fund të këtij sezoni futbollistik pritet që të largohet nga Napoli, bëjnë me dije mediat në Itali. Së fundmi lidhur me të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, ka folur edhe Pino Vitale.

Ky i fundit për mikrofonët e “CMIT TV” i ka thurur elozhe futbollistit shkodran, duke deklaruar se nuk do ta ketë të vështirë të gjejë skuadër.

Sipas tij, eksperienca e mjaftueshme e anësorit të linjës së djathtë e bën atë të dobishëm për shumë ekipe.

“Hysaj tani është një lojtar i pjekur. Më duket se pronarët nuk janë të lumtur me të te Napoli. Hysaj për mendimin tim është i mirë. Nuk besoj se ai do të ketë vështirësi për të gjetur një skuadër të re. Si mbrojtës, është futbollist i mirë.

Lacio? Ai mund të shkojë atje sepse është një skuadër që luan mirë, por gjithashtu mund t’i bashkohet edhe Fiorentinës. Tregu është i hapur për të“, ka thënë ish trajneri i Empolit, Pino Vitale.

Leave a Reply