Krivanjeva: Ndaj Sileksit ti rikuperojmë pikët e humbura ndaj Ak.Pandev

FC Shkupi stinorin pranveror e nisi me një fitore dhe një barazim, pa pranuar asnjë gol. Skuadra nga Çairi nesër udhëton për në Kratovë në ndeshjen e javës së 21-të, për tu përballur me rivalin e vjetër, Sileksin, ndaj së cilës skuadër “bardhëkaltërit” nga Çairi do të kërkojnë të rikuperojnë pikët e humbura në ndeshjen e fundjavës kundër Akademia Pandev (0:0).

“E kemi potencuar se çdo fillim i sezonit nuk është i lehtë,e në veçanti kur e dimë se kemi mjaft ndryshime në ekip, andaj po mundohemi që sa më shpejtë ta marrim veten. Do të jetë ndeshje shumë  e vështirë edhe kjo ndaj Sileksit, ku duhet të rikuperojmë dy pikë të humbura ndaj Pandevit. Kërkojmë fitore dhe me këtë qëllim udhëtojmë për në Kratovë”, ka thënë mbrojtësi Besart Krivanjeva për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Ndeshja Sileksi – FC Shkupi në Kratovë do të startojë në ora 14:00.

Leave a Reply