Java e 22-të, kryefjala derbit lokal!

Këtë fundjavë në program janë ndeshjet e javës së 22-të, ku fjalën kryesore do ta kenë ndeshjet, apo më mirë thënë derbit lokal, njofton “infOSport.mk”.

Kjo xhiro prodhon plotë 3 derbi lokal, përfshirë këtu edhe klasikën shqiptare mes skuadrave tetovare, Shkëndijës dhe Renovës.

Një tjetër derbi lokal do të jetë ai midis dy skuadrave nga kryeqendra jonë, FC Shkupit dhe Rabotniçkit, ndërkohë derbi i tretë lokal është ai midis skuadrave nga Strumica, Akademia Pandevit dhe Bellasicës.

NDESHJET TJERA – Ndryshe kjo xhiro starton sot me ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe Sileksit, ndërkohë bashkë me 3 derbit lokal të dielën, do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.

Struga Trim Lum do të jetë mysafir i Vardarit në arenën “Todor Proeski”, derisa Pelisteri në Manastir do të jetë nikoqir i Borecit. Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 14:00.

LPFMV – Java 22

Makedonija GJ.P 06.03 (14:00h) Sileksi
Shkëndija 07.03 (14:00h) Renova
FC Shkupi  07.03 (14:00h) Rabotniçki
Vardari 07.03 (14:00h) Struga Trim Lum
Pelisteri 07.03 (14:00h) Boreci
Ak.Pandev 07.03 (14:00h) Bellasica

Leave a Reply