Mësohet shkalla e dëmtimit të Ozil, ja sa kohë do ti mungojë Fenerbahçes!

Problemet e Mesut Ozil vazhdojnë. Ish futbollisti i Arsenalit nuk arriti të shkëlqejë me Fenerbahçen, ndërsa tashmë i njëjti do të jetë jashtë fushave të futbollit për një muaj, pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit kampionale kundër Anatalyaspor (1:1) të Omar Imerit.

Mesfushori 32-vjeçar në minuutën e 67-të lëshoi fushën me barrela, ndërsa pas ekzaminimeve të kryera mjekët konstatuan se Ozil kishte këputje të pjesshme të ligamenteve anësore (të brendshme dhe të jashtme) të kyçit të këmbës.

Ozil iu bashkua Fenerbahçes gjatë merkatos së janarit, duke nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë me gjugandët nga Stambolli. Ai me fanellën e skuadrës nga “Shukru Saraçogllu” ka regjistruar 7 ndeshje, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk ka luajtur për gjatë 90-të minutave, duke mos shënuar asnjë gol.

Fenerbahçe pas 27 xhirove të kaluara në Superligën turke, numëron 55 pikë, duke u renditur pas dyshes udhëheqëse, Galatasaraj, Beshiktash, që kanë nga 57 pikë, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply