Gjimshiti dhe Atalanta ëndërrojnë përmbysjen ndaj Realit, Siti favorit për të vazhduar më tej!

Sot në mbrëmje rikthehet Liga e Kampionëve, teksa vëmendja do të jetë te sfida mes Real Madridit dhe Atalantës. “Galaktikët” triumfuan me rezultatin minimal 0:1 në Itali, e kështu kanë avantazhin ndaj “bergamaskëve”.

Megjithatë, Gjimshiti me shokë nuk janë dorëzuar dhe do të provojnë të bëjnë surprizën, në një sezon ku madrilenët kanë pasur shumë luhatje, e shpesh kanë pësuar disfatë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Mançester Siti dhe Borusia Menhengladbahu luajnë në fushën neutrale të stadiumit të Hungarisë, Pushkash Arena. Edhe takimi i parë ku gjermanët ishin pritës u luajt në këtë impiant dhe fitues dolën të besuarit e Pep Guardiolës me rezultatin 0:2. Ky rezultat ju jep shansa të mëdha “qytetarëve” për të kaluar më tej në Ligën e Kampionëve, aty ku këtë edicion pretendojnë të arrijnë sa më lartë.

Leave a Reply