UEFA cakton arbitrët e ndeshjes, Shqipëri-Angli

UEFA ka publikuar katërshen e arbitrave që do të vendosin drejtësi në sfidën e Kombëtares shqiptare ndaj Anglisë, e programuar të zhvillohet të dielën në stadiumin “AIR Albania” me fillim nga ora 18:00.

Qeveria e madhe e futbollit europian ka publikuar në faqen e saj, se arbitri që do të vendosi drejtësi në këtë takim të shumëpritur do të jetë izraeliti Orel Grinfil, i cili do të jetë i ndihmuar nga dy asistentët Roi Hasan dhe Idan Jarkoni, ndërsa arbitër i katërt do të jetë, Gal Leibovitz.

Shqipëria ndeshjen e parë ka fituar minimalisht 0-1 ndaj Andorrës në transfertë falën golit të Lenjanit, ndërsa Anglia ashtu edhe siç pritej, pa shumë probleme mundi San Marinon me rezultatin 5:0.

Leave a Reply