E bujshme, një gostivaras mund të veshë fanellën e Interit!

Mbrojtja e Interit pritet të pësojë ndryshime gjatë afatit kalimtarë të verës.

Treshja Shkriniar, De Vrij dhe Bastoni do mbeten titullar, por në listën e transferimeve të verës është shtuar edhe emri i qendërmbrojtësit të Shalke 04, Shkodran Mustafi.

Futbollisti me origjinë nga Gostivari me Shalke 04 ka kontratë deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, meqenëse skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.

Sipas “Calciomercato”, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.

Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja. Kujtojmë Mustafi gjatë merkatos së janarit nga Arsenali u transferua te Shalke 04, skuadër kjo që po përjeton një ndër edicionet më të vështira.

Leave a Reply