Interi transferon lojtarin e Real Madridit me parametra zero!

Lukas Vaskez është njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga rradhët e Real Madridit në fund të sezonit. Mesfushori nuk do të rinovojë kontratën që skadon me mbylljen e këtij kampionati dhe ka vendosur që të nisë një tjetër aventurë.

Mediat në Italia bëjnë me dije se Interi ka nisur kontaktet me Vazkes që do të ishte një goditje perfekte për Antonio Konte, duke parë se spanjolli mbulon shumë role në fushë.

Drejtuesit zikaltër do të tentojnë të bindin mesfushorin me një kontratë të majme pasi Vazkes ka oferta dhe nga klube të tjera si Bajern Munih, apo edhe disa skuadra nga Premierliga angleze.

Spain Soccer, Champions League, Lucas Vazquez, Marcelo, Cristiano Ronaldo, Real Madrid

Leave a Reply