E diela e Ligës së parë, mësoni ndeshjet që do luhen sot

Liga e Parë futbollistike zbret në fushë sot me ndeshjet e rradhës, e ku pa dyshim se vëmendjen tërheqin më shumë ndeshje, kjo edhe për shkak rëndësisë së pikëve, njofton “infOSport.mk”.

Kështu në Tetovë, Renova kërkon pikët e mbijetesës përballë rivalilt lokal Shkëndijës, që në anën tjetër dëshiron ta sigurojë sa më herët titullin kampion, që veçmë po ju buzëqesh atyre.

FC Shkupi i vendit të dytë do të ketë një mision të vështirë në Strumicë përballë Akademia Pandev, që po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa një gjë të tillë e dëshmuan edhe në mesjavë pas kualifikimit për në finalen e madhe të Kupës, duke eliminuar Makedonija GJ.P.

Edhe këta të fundit kanë udhëtuar drejt Strumicës, aty ku do të ndajnë mejdanin me Bellasicën në stadiumin e qytetit, Bllagoj Istatov.

Në Kratovë do të përballen dy njohësit e vjetër, Sileksi dhe Vardari. Dikur viteve të 90-ta, këto skuadra luftonin për tituj, ndërsa tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe që të dyja kërkojnë me çdo kusht ekzistencën në elitë.

Një gjë të tillë kërkon edhe Boreci, që sot në Veles do të mirëpret Struga Trim Lum, skuadër kjo që në anën tjetër ende shpreson në një vend për në garat europiane, pasi mundësinë e parë, atë përmes Kupës, e humbi në mesjavë, kur në gjysmëfinale u eliminua nga Sileksi.

Të gjitha ndeshjet e sotme startojnë në ora 13:00, njëjtë sikurse ndeshja e djeshme midis Rabotniçkit dhe Pelisterit, në të cilën “romantikët” kishin shënuar fitore 3:1. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 26

Renova 13:00h Shkëndija
Ak.Pandev 13:00h FC Sshkupi
Boreci 13:00h Struga Trim Lum
Sileksi 13:00h Vardari
Bellasica 13:00h Makedonija GJ.P
Rabotniçki 3:1 Pelisteri

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply