Guardiola do ta shesë Sterlingun për të sjellë te Siti dy super yje!

Pep Guardiola është duke planifikuar një revolucion të sulmit te Mançester Siti. Sipas asaj që pohojnë mediat në Angli, strategu spanjoll i “pasanikëve” nga Mançesteri është gati të lirohet nga shërbimet e Rahim Sterling, për të sjellë në “Etihad Stadium”  sulmuesin e Borusia Dortmundit, Erling Haaland, si dhe sulmuesin e krahut të Aston Villas, Xhek Grealish.

Sterling hyn në dy vitet e fundit të kontratës së tij këtë verë dhe bisedimet mbi një zgjatje janë vonuar pasi ai po ndryshon agjentët vazhdimisht.

Sidoqoftë, lojtari anglez nuk konsiderohet nga Guardiola të jetë aq integral sa dikur dhe një burim nga Siti i ka thënë mediumit “Football Insider” se menaxheri është i gatshëm të shesë yllin me vlerë 80 milionë sterlina për ofertën e duhur.

Kjo mund të hapë derën për një revolucion në repartin e sulmit te Siti, pasi gjithashtu edhe golashënuesi i tyre më i mirë në histori, Serhio Aguero me shumë gjasa do të largohet këtë verë.

Sipas “Football Insider”, me largimin e këtyre dy futbollistëve, Guardiola synon afrimin e yllit të Dortmundit, Haaland dhe atij të Aston Villas, Grealish.

Drejtuesit e Sitit tashmë thuhet se po rreshtohen drejt ofertave për Haaland dhe Grealish, të cilët pritet të jenë objektivat kryesore të afatit kalimtar të verës.

Leave a Reply