Ja paga e Murinjos te Roma!

Një nga trajnerët më të rëndësishëm dhe fitues në historinë e futbollit, siç është Hoze Murinjo, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Romës.

Kështu nga sezoni i ardhshëm 2021/2022 ai do të drejtojë ekipin nga kryeqendra italiane, që vendosi ta mbyllë bashkëpunimin me Fonsekan.

I shkarkuar pak më shumë se dy javë më parë nga Totenhamu, Murinjo nuk ka përjetuar sezone të mrekullueshme kohët e fundit, me përjashtim të suksesit që arriti me Mançester Junajtedin në Liga Europa.

Ai do të përpiqet të ringrihet në Serie A, një dekadë pas lamtumirës së tij me Interin, me të cilën skuadër në vitin 2010 kishte fituar “tripletën”.

Murinjo, siç thekson “Sky”, do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon për periudhën trevjeçare 2021-2024. Jo vetëm kaq, duke pasur parasysh shpërblimet shtesë që portugezi mund të marrë nëse arrin disa objektiva.

Përveç Romës, Totenhami do të vazhdojë ta paguajë Hoze Murinjon në sezonin e tij parë në stolin e verdhekuqve. Më saktë, “Spërsat” do t’i shlyejnë diferencën që të plotësojë pagën që përfitonte të londinezët. Duke marrë parasysh se Murinjo nënshkroi një kontratë nga e cila përfitonte 16 milionë euro në vit (2019), Totenhami do të paguajë diferencën prej 9 milionësh.

Një aventurë e re, e paparashikueshme, për Romën dhe Murinjon do të fillojë në qershor. Përsëri në Itali, 11 vite pas përvojës legjendare me Interin.

Leave a Reply