Zidane flet në prag të ndeshjes së madhe me Çelzin, flet edhe për Hazard dhe Ramos!

Zinedine Zidane, si zakonisht para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, është shfaqur në konferencën për shtyp para mediave për të folur në prag të ndeshjes gjysmëfinale me Çelzin.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Madrid, ishte mbyllur me barazimin 1:1, rezultat ky që i favorizon “blutë” e Londrës për të avansuar në finalen e madhe, megjithatë kur është në pyetje Reali i Madridit gjithçka mund të ndodhë.

Zidane u pyet lidhur me gjendjen e dyshes, Eden Hazard dhe Serhio Ramos, nëse do të luajnë sonte.

“Është një moment shumë i mirë për ne. Kemi nevojë për Eden, do të na ndihmojë sigurt”, tha Zizu.

Hazard dhe kthimi i tij në Stemford Brixh? E dimë çfarë lojtari është dhe kualitet që ka, besojmë te ai dhe besojmë se do të na ndihmojë. Jemi të lumtur që e kemi këtu”

“A do të rrezikosh me Ramosin? Nuk po rrezikojmë asgjë. Ramos është me ne, përderisa është me ne do të thotë se është i gatshëm të luajë”, – u përgjigj Zidane.

Leave a Reply