Kumanovari Seferi flet për të ardhmen e tij!

Kumanovari, Taulant Seferi, i cili së fundmi morri edhe ftesën e Edi Rejës për ndeshjet e qershorit të Kombëtares shqiptare, në një intervistë për “Panorama Sport” në Shqipëri ka folur për të ardhmen e tij si dhe golat e shënuar me Tiranën edicionin që sapo lamë pas.

Seferi, kishte shënuar dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Skëndërbeut, por që nuk i mjaftuan Tiranës për të kapur një vend për në Europë.

“Shënova dy gola. Kam qenë i mërzitur, sepse nuk arritëm objektivat e klubit, por ç’të them. Ishte ndeshja e fundit e kampionatit. Shënova dy gola për vetëbesim. Ndihem shumë mirë këtu te Tirana”.

“Tirana është klub i madh. Pritet që të jetë lart, por nuk ia dolëm këtë vit. Shpresoj që vitin tjetër të jemi shumë pranë objektivave”

“E ardhmja është pranë Tiranës. Me shumë gjasa do të jem pjesë e bardhebluve në sezonin e ri” – është shprehur Seferi, i cili mezi ka pritur edge ftesën e Edi Rejës për te kombëtarja shqiptare.

“Mezi e kam pritur ftesën e Kombëtares. Mezi pres t’i bashkohem grupit dhe të bëj mirë me përfaqësuesen. Dua të tregoj vlerat e mia në fushën e lojës” – ka përfunduar Taulant Seferi, i cili te Tirana luajti në formë huazimi nga skuadra zvicerane e Jang Bojs. Ai me skuadrën zvicerane ka kontratë deri verën e vitit 2022, mirëpo bazuar në deklaratën e tij, Seferi me shumë gjasa do vazhdojë të shënojë edhe më tej në Superligën shqiptare.

Edicionin që lamë pas në kampionatin elitar shqiptarë, sulmuesi Seferi në 23 ndeshje me Tiranën realizoi 7 gola.

Leave a Reply