Maqedoninë në arenën “Todor Proeski” kundër Sllovenisë do ta ndjekin 10.200 tifoz

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndeshjen miqësore të 1 qershorit kundër Sllovenisë, përfaqësuesja futbollistike e vendit tonë do ta zhvillojë me praninë e publikut, njofton “infOSport.mk”.

30% e kapacitetit të stadiumit, ose 10.200 tifozë do të mund të ndjekin këtë ndeshje, që skuadrës së Igor Angellovskit do i shërbejë si parapërgatitje për europianin e këtij viti, që starton me 11 qershor, e që Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë për herë të parë në histori.

“Në mbështetje të ekipit përfaqësues të futbollit, e cila për herë të parë u kualifikua në një europian, dhe që me 1 qershor do të zhvillojë ndeshje miqësore, anëtarët e Qeverisë sollën vendim dhe bënë përjashtim nga ndalimi ekzistues për mbarëvajtjen e ndeshjeve sportive, në fakt ndeshjes miqësore që duhet të zhvillohet me 1 qershor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, duke lejuar që ndeshja në fjalë të luhet në prani të tifozëve, edhe atë 30% nga kapaciteti i stadiumit. Lehtësimet shtesë për ndeshjet e tjera do të diskutohen në seancën e ardhshme të qeverisë.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për ndeshjen e 4 qershorit kundër Kazakistanit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të duhet të vendos në mënyrë plotësuese.

Leave a Reply