Jasir Asani bëhet futbollisti më i shtrenjtë në Superligën shqiptare!

Jasir Asani është një ndër futbollistët më të mirë te Partizani, te e cila skuadër gjithnjë ka treguar një nivel të lartë. Jo më kot, 26- vjeçari është një ndër “beniaminët” e tifozëve dhe është një ndër lojtarët më të dashur.

Edhe kur u largua janarin e shkuar drejt Suedisë për t’u huazuar tek AIK, gjithçka ishte tepër korrekte mes tij, klubit dhe tifozëve, pasi dëshira e tij për të luajtur jashtë Shqipërisë, gjithmonë ka qenë prezente. Por, asnjëherë nuk ka krijuar probleme me klubin e kuq nga Tirana.

Edhe pse ka një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit e Partizanit, për Asanin në fund flet vetëm kontrata e cila i skadon në qershor.

Sa i takon rinovimit, klubi i kuq u ka lënë mundësinë lojtarëve që të bëjnë kërkesat e tyre, e më pas të nisin bisedimet për rinovimet. Asani, me të përfunduar sezoni, ka bërë kërkesën e tij sa i takon anës financiare.

Shkupjani kërkon të jetë futbollisti më i paguar në Superiore. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 26- vjeçari ka kërkuar një pagë rreth 13 mijë euro, pasi kërkon të jetë më i paguari në kampionatin shqiptar.

Leave a Reply