Skuadrat gjigande në Itali me trajner të ri, Simone Inzaghi te Interi, Allegri te Juventusi

Simone Inzaghi edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me Interin, duke zëvendësuar në këtë post trajnerin Antonio Konte.

Trajneri i deritanishëm i Lacios me kampionët në fuqi të Italisë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Këtë gjë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabricio Romano.

Ndërkohë pas largimit të Andrea Pirlos, Juventusi ka vendosur që bankinën t’ia besojë Masimiliano Allegrit.

Një dashuri e vjetër kjo për “bardhezinjtë” pasi bëhet fjalë për një emër që i ka drejtuar edhe më herët, duke u shpallur kampion për 5 vite me rradhë.

Drejtuesit e Juves shpresojnë në suksese të reja me Allegrin në krye, i cili ishte i papunë që nga koha kur kishte lënë drejtimin e “biankonerëve”.

Leave a Reply