Bujar Shabani i Dritës së Gjilanit debutoi me fanellën e FC Shkupit

Edhe pse ende zyrtarisht nuk është prezantuar me fanellën e FC Shkupit,  mesfushori kosovar Bujar Shabani, ka debutuar me fanellën e skuadrës nga Çairi, që të enjten në Ohër zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të përgtitjeve për ndeshjet europiane që këtë skuadër e presin gjatë muajit korrik, njofton “infOSport.mk”.

Shabani luan si mesfushorë difenziv, ndërsa te FC Shkupi vjen nga rradhët e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër edicionin 2019/2020 ishte shpallur kampion.

Ka qenë vetë Shabani, i cili për “infOSport.mk”. konfirmoi transferimin e tij te FC Shkupi, me të cilën skuadër debutoi me disfatë ndaj Partiazanit të Tiranës. Shabani para se ti bashkohej Dritës verën e vitit 2017-të, luante edhe me Feroikelin, Skënderbeun dhe Ferizajin, aty ku edhe e kishte nisur karrierën profesionale. (infOSport.mk)

Leave a Reply