5 vite nga goli i Sadikut në Europian, UEFA bën postimin e veçantë (VIDEO)

Si sot para 5 viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalet e një kompeticioni madhor, siç ishte Kampionati Europian i vitit 2016 që u zhvillua në Francë.

UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.

Goli i Sadikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë, pasi ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një kompeticion kaq të madh si Kampionati Europian.

Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi, teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania.

Leave a Reply