Prishtina mund ti hakmerret Mura-s për eliminimin e Shkëndijës

Është hedhur shorti për ndeshjet e “playoff-it” në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku disa ditë më parë u eliminuan FC Shkupi dhe Shkëndija.

Megjithatë aty mbetet Prishtina e Zekirja Ramadanit, që do të luaj në raundin e tretë. Skuadra kampione e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mësuar edhe kundërshtarin në rast kalimi në “play-off”.

Kësisoj Prisjtina në rast se kalon ekipin norvegjez të Bodo/Glimt në raundin e tretë, në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës do të përballet me humbësin e takimit NS Mura nga Sllovenia dhe Zhalgaris Vilinus nga Lituania.

Kujtojmë NS Mura kishte eliminuar Shkëndijën që në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, ashtu që një përballje me këtë skuadër do kishin dashur gjithë shqiptarët, me qëllim që skuadra kampione e Prishtinës të hakmerret për atë disfatë të rëndë që skuadra sllovene i kishte shkaktuar skuadrës tetovare.

Megjithatë për të pritur një përballje të tillë eventuale, fillimisht Prishtina do të duhet të eliminojë skuadrën e fortë nga Norvegjia, Bodo/Glimt, ndaj së cilës skuadër ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendas me 5 gusht, ndërsa atë kthyese me 12 gusht në transfertë.

Ndërkohë sa u përket ndeshjeve të “playoff-it”, ato në program janë me datë 19, gjegjësisht 26 gusht. (infOSport.mk)

Leave a Reply