LPFMV, Java 6, Struga mirëpret Skopjen, Renova mysafir në Kavadar

Të dielën në program janë 5 ndeshje nga gjithsej 6 në kuadër të javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum, që e nisi sezonin mjaft mirë, duke regjistruar dy fitore dhe 3 barazime në 5 javët e para, nesër do të mirëpret ekipin e Skopjes, ndërkohë Renova do të jetë mysafir i Tikveshit në Kavadar.

Një ndeshje me mjaft interes pritet të jetë ajo në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe Makedonija GJ.P, dy skuadra këto që figurojnë lartë në renditje, ndërkohë Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” do të jetë nikoqir i Bregallnicës.

Ndeshja e fundit e ditës së nesërme është ajo midis Borecit dhe Pelisterit, dy skuadra këto që me shumë gjasa këtë edicion do të luftojnë për mbijetesë.

Ndeshja e fundit e javës së 6-të midis dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, në program është të martën. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 6

Struga Trim Lum 12.09 (16:00h) Skopje
Tikveshi 12.09 (16:00h) Renova
Rabotniçki 12.09 (16:00h) Bregallnica
Boreci 12.09 (16:00h) Pelisteri
Ak. Pandev 12.09 (16:00h) Makedonija GJ.P
Shkëndija 14.09 (16:00h) FC Shkupi

Leave a Reply