Nesër super derbi Shkëndija – FC Shkupi, ja në çfarë ore luhet

Super derbi i javës së 6-të, Shkëndija – FC Shkupi, do të luhet nesër me fillim në ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

E njëjta duheshe të zhvillohet të dielën, mirëpo për shkak tragjedisë që ndodhi në spitalin modular për Covid 19 në Tetovë, me kërkesë të drejtuesve të Shkëndijës u shtye.

Shkëndija nuk e nisi aspak mbarë sezonin e ri, teksa në 5 xhirot e para ka regjistruar vetëm një fitore, derisa FC Shkupi me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë ka 4 pikë më shumë se “kuqezinjtë”, që nesër do të tentojnë të marrin pikët e plota dhe të jenë në hap me skuadrat tjera në krye të tabelës.

3 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, dy prej të cilave janë zhvilluar në Tetovë janë mbyllur me barazime. Fitoren e fundit Shkëndija kundër FC Shkupit e kishte arritur me 1 dhjetor të vitit 2019-të.

Leave a Reply