Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen me Gjermaninë, shiten të gjitha biletat

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshjet e rradhës eliminatore, të vlefshme për Botërorin “Qatar 2022”.

Fillimisht me 8 tetor në transfertë do të luajnë kundër Lihtenshtejnit, që tre ditë më pas në Shkup të mirëpret Gjermaninë.

Për këtë ndeshje që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”, shitja e biletave nisi të hënën dhe vetëm për 4 ditë janë shitur rreth 17 mijë bileta, aq sa është e lejuar prezenca e shikuesve në këtë përballje, pra gjysma e kapacitetit të përgjithshëm të stadiumit.

Biletat janë shitur me çmime simbolike në vlerë prej 100, 300 dhe 500 denarë.

Leave a Reply