Hixhret Rushiti shënoi gol ndaj ish skuadrës së tij, Vardarit (VIDEO)

Përveç ndeshjeve të Ligës së Parë, sot në program ishin edhe ndeshjet e Ligës së Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër ndeshjet që zgjoi më shumë interes në Konferencën e Perëndimit, ishte ajo midis Vardarit dhe Gostivarit, që u zhvillua në terrenin kryesor pranë Federatës  së Futbollit. Vardari shënoi fitore 3:1, me dy gola të shënuar në 10 minutat e fundit të takimit.

Golin e parë të përzgjedhurit e trajnerit Nikolla Gligorov e realizuan në fundin e pjesës së parë me anë të mbrojtësit Nenad Mishkovski.

Pjesa e dytë nisi e ekuilibruar, me Gostivarin që nuk kishte respekt për Vardarin, teksa në minutën e 73-të pas një kurthi jo mirë të vendosur të pozitës jashtë loje nga ana e futbollistëve vendas, përfitoi Hixhret Rushiti, i cili shënoi nga brendia e zonës për rezultat 1:1.

Rushiti është një futbollistë shkupjan, i cili të gjitha kategoritë i kishte kaluar pikërisht te Vardari, ndaj së cilës skuadër edhe realizoi golin e parë me fanellën e Gostivarit.

Ndryshe për fitoren e Vardarit në këtë përballje u përkujdesën Dejan Bllazhevski (80’)  dhe Filip Petkovski, i cili shënoi shënoi në minutën e fundit të takimit nga pika e bardhë.

NDESHJET TJERA – Sileksi falë golit të mbrojtësit shqiptarë, Arsim Lamallari mundi Korabin minimalisht 1:0 në Dibër,  Voska Sport falë golave të shënuar nga Izair Emini dhe autogolit të Kristijan Jordanovskit, mundi 2:0 Teteksin, ndërkohë ndeshjet Veleshta – Ohrid Lihnidos (0:0) dhe Besa Dobërdoll – Kadino (1:1), u mbyllën me barazime.

Pas 9 xhirove, Sileksi kryeson renditjen me 25 pikë, 4 më shumë se Voska Sport e vendit të dytë, ndërkohë Vardari me 17 pikë renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply