Luan Abazi shënon golin e fitores për Maqedoninë ndaj Kosovës

Sot në Shkup përfaqësueset U21 të Maqedonisë dhe Kosovës kanë zhvilluar takimin e parë miqësorë nga gjithsej dy që këto dy ekipe do të duhet ti zhvillojnë një kryeqendrën tonë, njofton “infOSport.mk”.

Të dy trajnerët për këto dy ndeshje kanë ftuar kryesisht futbollistë të rinj të gjeneratave 2002/2003, tek të cilët do të duhet të mbështetën në ciklet e ardhshme eliminatore, qoftë ato për në Botëror, apo edhe Europian.

Ndryshe ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së i takoi përfaqësueses së Maqedonisë, që në fund shënoi fitore minimale 1:0.

Autorë i golit të vetëm në këtë përballje doli të jetë sulmuesi shqiptarë i skuadrës zvicerane të Vill, Luan Abazi në minutën e 63-të.

Të besuarit e trajnerit Dragan Kanatllarovski ishin kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, sidomos në pjesën e parë, kur edhe krijuan disa raste të mira për gol.

Këto dy përfaqësuese të shtunën (18 dhjetor) po në stadiumin “Petar Milloshevski” do të zhvillojnë edhe takimin e dytë miqësorë. (infOSport.mk)

Leave a Reply