Qatip Osmani paralajmëron 2-3 përforcime te Renova

Renova, stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 5-të me 7-të fitore, 6-të barazime dhe 5 disfata, duke grumbulluar 27 pikë. Trajneri i “gjipspunuesve”, Qatip Osmani në një intervistë për “KlanMacedonia” tha se është i kënaqur me pozitën aktuale në renditjen tabelore, mirëpo për të bërë më mirë, skuadrës i nevojiten përforcime.

Sipas kryeshefit të Renovës, skuadrës “bardheblu” nga Tetova për në stinorin pranveror do i nevojiten së paku 2-3 përforcime.

“Shkaku se kemi pasur disa lojtar të lënduar, presim përforcime. Mendoj se do t’ia arrijmë atë që duam për sezonin pranveror” – u shpreh Qatip Osmani.

Edhe pse nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë nga klubi i Renovës, siç ka informuar ditë më parë “infOSport.mk”, pjesë e skuadrës nga Xhepçishti në stinorin pranveror nuk do të jetë kapiteni legjendarë, Argjent Gafuri, i cili ka pranuar ofertën e Voska Sport, që bënë gara në Ligën e Dytë – Perëndim. (infOSport.mk)

Leave a Reply