FC Shkupi të mërkurën starton përgatitjet, tashmë kanë caktuar edhe 3 super miqësore

FC Shkupi të mërkurën do të startojë përgatitjet për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Përgatitjet do të fillojnë në stadiumin e Çairit, aty ku skuadra “bardheblu” do të përgatitet deri me 14 janar, derisa një ditë më pas (15 janar) do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë.

Në tokën turke skuadra nga Çairi do të përgatitet deri me 02 shkurt, ndërsa njëkohësisht do të zhvillojnë plotë 5 ndeshje, 3 prej të cilëve tashmë kanë caktuar edhe kundërshtarët ndaj të cilëve do të luajnë.

Kësisoj ndeshjen e parë në tokën turke FC Shkupi do ta zhvillojë me 18 janar kundër skuadrës polake të Leh Poznan, me 26 janar do të përballen me Çernomorets Odesa, ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë me 31 janar kundër rusëve të Akhmat Grozni.

Drejtuesit e klubit nga Çairi po punojnë që edhe më 23 dhe 29 janar të gjejnë kundërshtarë që njëkohësisht po stërviten në tokën turke. (infOSport.mk)

Leave a Reply