Fisnik Zuka rikthehet te Renova

Fisnik Zuka sot edhe zyrtarisht ka vënë të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratë me ekipin e Renovës. Siç mëson “infOSport.mk”, shkupjani me skuadrën nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë një vjeçare, duke u bërë futbollisti i parë që i bashkohet Renovës gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit, i cili sa po ka filluar.

Është kjo hera e dytë që Zuka do të veshë fanellën e Renovës, pas aventurës dy vjeçare (2018-2020). Ai me fanellën e “gjipspunuesve” kishte zhvilluar 53 ndeshje, duke realizuar edhe një gol, ndërsa në përgjithësi në elitën e futbollit vendor, i njëjti numëron plotë 137 ndeshje.

Kujtojmë Zuka së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, mirëpo i pakënaqur me minutazhin e kaluar te skuadra nga Çairi vendosi të ndërpresë bashkëpunimin para kohe.

Zuka gjatë stinorit vjeshtorë u paraqit në vetëm 2 ndeshje kampionale dhe 4 ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet që 26-vjeçari vendosi ti thotë lamtumirë klubit të fëmijërisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply