Bregallnica falënderon Sekullovskin, postin e trajnerit i’a beson Illço Gjorgjioskit!

Bregallnica ka bërë ndryshim në stafin teknik, teksa ka falënderuar trajnerin e deritanishëm Marjan Sekullovskin, për të zëvendësuar të njëjtin me Ilço Gjorgjioskin, i cili në të kaluarën luante rolin e presidentit të Federatës së Futbollit në vend, njofton “infOSport.mk”.

Ky vendim ka habitur shumë sportdashës në vendin tonë, kjo pasi Bregallnica si një skuadër e rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin vendor po ecte shumë mirë me Sekullovskin në krye. Skuadra nga Shtipi pjesën vjeshtore të sezonit 2021/2022 e mbylli në pozitën e katërt me 29 pikë dhe me gjasa reale për të luftuar për një vend në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo si duket edhe kjo nuk i ka mjaftuar numrit një të Bregallnicës, Kirill Gogov, i cili në ambientet e klubit nga Shtipi prezantoi trajnerin e ri, Ilço Gjorgjioski.

Ky i fundit gjatë karrierës së tij si trajner numëron 3 titutj kampion me Makedonija GJ.P dhe Vardarin. (infOSport.mk)

Leave a Reply