Ekskluzive, Klisman Cake një futbollistë i ri i Shkëndijës!

Shkëndija vazhdon të përforcojë skuadrën me futbollistë cilësorë, teksa informacione të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se skuadra kampione në fuqi ka arritur marrëveshje me futbollistin e Struga Trim Lum, Klisman Cake.

Futbollisti shqiptarë ishte një ndër më të mirët te Struga Trim Lum gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, kur verën e vitit 2019-të u transferua nga rradhët e Tiranës.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Shkëndija ka paguar klauzolën e kërkuar nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, duke pasur parasysh se Cake kishte kontratë me ekipin strugan deri verëne vitit 2022.

Përveç kësaj Struga Trim Lum do të ketë të drejtën e një përqinje nga transferimi i rradhës i Cake në ndonjë skuadër tjetër.

22-vjeçari Cake gjatë stinorit vjeshtor me fanellën e Struga Trim Lum regjistroi 15 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola, ndërsa në përgjithësi me ekipin  strugan ka zhvilluar 65 ndeshje, duke regjistruar 7 gola dhe 3 asiste. (infOSport.mk)

Leave a Reply