FC Shkupi prezanton ganezin, Patrik Mensah

FC Shkupi ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve të rinj. Pasi dje edhe zyrtarisht prezantuan sulmuesin 19-vjeçar, Azer Omeragiç, gjatë ditës së sotme drejtuesit e skuadrës nga Çairi kanë prezantuar sulmuesin nga Gana, Patrik Mensah, njofton “infOSport.mk”.

Me 20-vjeçarin Mensah, FC Shkupi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa i njëjti vjen nga rradhët e skuadrës ganezetë Heart of Lions.

“Është ndjenjë e veçantë që kam nënshkruar me një klub si FC Shkupi. Kam dëgjuar për këtë klub dhe tifozërinë e këtij klubi dhe jam jashtëzakonisht I lumtur që jam këtu. Unë jam këtu që ta ndihmoj Shkupin, ti arrijë qëllimet e caktuara dhe ju premtoj që do të punoj në këtë drejtim”, – tha Patrik Mensah për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Patrik Mensah, i cili luan si mesfushor aktualisht është edhe pjesë e kombëtares U20 të Ganës. (infOSport.mk)

Leave a Reply