Bardhi bashkohet me Januzajn te Sociedadi!

Enis Bardhi verën që vjen mund të bashkohet me Adnan Januzaj te Real Sociedadi. Kështu shkruajnë mediat në Spanjë, sipas të cilave mesfushori shqiptarë te skuadra baske do të transferohet si transfer i lirë, kur edhe përfundimisht do ti skadojë kontrata me skuadrën nga Valencia, përcjellë “infOSport.mk”.

Bardhi Levantes iu bashkua verën e vitit 2017-të nga rradhët e Ujpesht, ndërsa brenda kësaj periudhe i njëjti me fanellën e skuadrës nga Valencia ka regjistruar 146 ndeshje, 24 gola dhe 14 asistime.

Këtë edicion Bardhi me Levanten ka zhvilluar 14 ndeshje në La Liga, duke shënuar edhe 3 gola.

Një transferim te Real Sociedadi do i siguronte edhe disa vite paraqitje në La Liga Enis Bardhit, i cili me Levanten e tij këtë edicion ka regjistruar vetëm një fitore në 20 javë kampionat, ashtu që vetëm çudira mund ta shpëtojnë këtë skuadër nga rënia në Segunda Division. (infOSport.mk)

Leave a Reply