Kryetari i Aerodromit: Sejdini dhe FFM janë shembull se si udhëhiqet një federatë e suksesshme

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, presidenti Muamed Sejdini, sekretari gjeneral, Filip Popovski dhe zëvendësi i tij, Drilon Ganiu në “Shtëpinë e Futbollit” realizuan takim pune me kryetarin e komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe shefin e kabinetin të kryetarit të komunës, Marjan Hristov.

Në takimin e përbashkët palët biseduan për infrastrukturën e futbollit në komunën e Aerodromit dhe mundësinë për bashkëpunim ndërmjet të dyja institucioneve për ndërtim të një projekti kapital, përkatisisht ndërtim të një stadium të ri reprezentues në kuadër të “Shtëpisë së Futbollit” në komunën e Aerodromit.

Muamed Sejdini – president i FFM-së:

“Dua të falenderoj kryetarin e komunës Mucunski për bisedën konstruktive. Infrastruktura gjithmonë është e rëndësishme. Gjithmonë e them që ne, si federatë e futbollit të Maqedonisë, kemi nevojë për një stadium. Ne do të jemi bartës të projektit, por është e  mirëseardhur vetëqeverisja lokale, shteti dhe kushdo tjetër që mund të ndihmojë.  

Na gëzon dëshira e sinqertë dhe e hapur për ndihmë dhe përkrahje nga komuna e Aerdromit dhe kryetari i saj Mucunski për të filluar një projekt të madh. Ky ishte takimi i parë, por jam i sigurt se bashkëpunimi me komunën do të jetë i shkëlqyeshëm. Besoj se së bashku do të krijojmë kushte për të nisur një projekt që do të jetë historik.

Ne si federatë e futbollit jemi aktiv kur bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të futbollit dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”.

Timço Mucunski – kryetar i komunës së Aerodromit:

“Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdon me kontinuitet punën cilësore, ju jeni shembull për të tjerët se si mund të funksionojë një federatë e suksesshme. Jo vetëm për rezultatet e përfaqësueses, e cila e bashkoi të gjithë Maqedoninë, por edhe për përpjekjet e fuqishme për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

Obligimi ynë si komunë është që të mundohemi të kontribojmë në përparimin e sportit dhe futbollit në komunë dhe ky është qëllimi i vizitës tonë sot në “Shtëpinë e Futbollit”.

Infrastruktura mbetet përgjithmonë. Besoj se një politikë e tillë e Federatës do të vazhdojë. Me kryetarin e FFM-së, Sejdini biseduam për ndërtimin e një stadiumi përfaqësues në Komunën e Aerodromit dhe në një të ardhme të afërt besoj se do të fillojmë me aktivitete. Komuna jonë do të ndihmojë në kuadër të mundësive të saj që të jetë partner real në ndërtimin e një stadiumi reprezentues që do të jetë krenaria e Aerodromit dhe e mbarë vendit”

Leave a Reply