Struga Trim Lum nesër zhvillon miqësoren e parë ndaj Renovës

Struga Trim Lum gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Ohër me fillim në ora 14:00, ndërsa në të njëjtën trajnerët e të dyja skuadrave do të kenë mundësinë të provojnë gjithë futbollistët që kanë në disponim.

Derisa për Struga Trim Lum do të jetë kjo ndeshja e parë në kuadër të përgatitjeve, në anën tjetër për Renovën do të jetë kjo ndeshja e tretë, pas atyre ndaj Ferizajit dhe Besës nga Dobërdolli.

Tek të dyja skuadrat pritet të debutojnë edhe përforcimet e reja, edhe atë te Struga Trim Lum, sulmuesi Pa Omar Xhobe si dhe tre mbrojtësit, Darko Ilieski, Tome Kitanovski dhe Sava Radiç, ndërkohë te Renova pritet të luaj edhe Amir Kahrimanoviç, edhe pse ky i fundit ende nuk °shtë zyrtarizuar nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Xhepçishti, ndërsa për shkak të një lëndimi të natyrës më të lehtë bie nga kombinimi përforcimi i fundit, Barry Mohamed Suahib, i huazuar nga FC Shkupi.  (infOSport.mk)

Leave a Reply