FC Shkupi nuk ndalet, Bajrami më i suksesshëm se Qato, vetëm barazim për Struga Trim Lum

Pas takimit të djeshëm midis Borecit dhe Shkëndijës, ku skuadra tetovare nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren, sot në program ishin edhe 5 ndeshjet tjera të javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi nuk gaboi përballë Rabotniçkit, duke mundur “romantikët” në arenën “Todor Proeski” me rezultatin minimal 1:0. Marjan Radeski shënoi golin e vetëm për “pëllumbat” nga Çairi, të cilët vazhdojnë të ruajnë epërsinë prej 8 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt Shkëndijës.

Fitore identike morri edhe Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, i cili po bënë një punë të shkëlqyer me skuadrën nga Gjorçe Petrovi. Skuadra e strategut shkupjan mundi Renovën në Tetovë minimalisht 1:0, falë golit të shënuar nga Arbi Vosha që në minutën e 2-të.

Struga Trim Lum nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 përballë Bregallnicës, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që fare në fund, Nemanja Bosançiç, autori i golit për skuadrën strugane të bënte rolin e heroit, në rast se do gjente kuadratin në çastet e fundit të takimit dhe jo kokën e njërit prej mbrojtësve të skuadrës mike. Stojanov pas një ore lojë kishte kaluar në epërsi skuadrën e Bregallnicës, ndërsa falë proektilit të Bosançiç, Struga Trim Lum kishte barazuar shifrat në minutuëne 84-të.

Akademia Pandev regjistroi fitoren më të thellë të ditës, duke mundur 5:0 Skopjen, ndërkohë falë bombës së Bllagojçe Ljamçevskit në minutat e fundit të takimit, Tikveshi mundi Pelisterin me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 20

Rabotniçki 0:1 FC Shkupi
Struga Trim Lum 1:1 Bregallnica
Renova 0:1 Makedonija GJP
Ak.Pandev 5:0 Skopje
Tikveshi 1:0 Pelisteri
Boreci 0:3 Shkëndija

Leave a Reply