Vardari të shtunën barazoi pa gola në ëtransfertën në Ohër ndaj skuadrës së Ohrid Lihnidos, ndërsa vetëm një ditë më herët, më saktësisht mbrëmjen e së premtes dy nga futbollistët e skuadrës shkupjane janë parë në një nga kazinot e këtij qyteti, njofton “infOSport.mk”.
Redaksia jonë i ka edhe emrat e futbollistëve që shihen në foto, mirëpo të njëjtit nuk do ti bëjë publik.
Vërtetë një sjellje kjo shumë amatoreske e futbollistëve, të cilët e llogarisin veten si profesionist, mirëpo që për momentin janë shumë larg, njëjtë sikurse edhe vetë klubi i Vardarit që do ta ketë shumë të vështirë rikthimin në Ligën e Parë.
Pas 16 xhirove të kaluara në Ligën e Dytë – Perëndim, Vardari me 30 pikë renditet në pozitën e 3-të, me 5 pikë më pak se Voska Sport e vendit të dytë dhe plotë 12 pikë më pak se Sileksi i vendit të parë. (infOSport.mk)