Vedat Muriqi rilind te Majorka, i shënon edhe Betisit (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, si duket është rilindur me transferimin e tij te Majorka nga rradhët e Lacios, gjatë afatit kalimtar të dimrit, njofton “infOSport.mk”.

Muriqi pas golit të shënuar ndaj Kadiz dy javë më parë, shënoi edhe sot në transfertën ndaj Betis. Sulmuesi nga Prizreni i Kosovës shënoi golin e barazimit momental për ekipin e tij në minutën e 75-të, por për fat të keq, vendasit e Betis falë golit të shënuar nga Vilian Hose 8 minuta më pas, kaluan sërish në avantazh, duke e fituar kështu ndeshjen me shifrat 2:1.

Gjithsesi, për shqiptarin e Kosovës, kjo mund të cilësohet si një performancë mjaft e mirë, i cili shkon në kuotën e 2 golave dhe 2 asisteve në vetëm 3 ndeshje në La Liga.

 

Leave a Reply